Sport
Rashica asiston në golin e epërsisë së Werder Bremenit, por klubi gjerman gaboi duke shkruar se vushtrriasi e shënoi golin
Demokracia
19:50 | 10 Mars 2021

Share:

Werder Bremeni ka kaluar në epërsi ndaj Arminia Bielefeldit.

Në minutën e 47-të, Josh Sargent ka realizuar golin e epërsisë, shkruan Demokracia.com.

Sargent shënoi pas pasimit të bukur që mori nga futbollisti shqiptar, Milot Rashica.

Fakt interesant është se Werder Bremeni fillimisht ia “huqi” duke postuar se Rashica e shënoi golin, por më pas e përmirësoi gabimin.

Ndryshe, kjo sfidë është e vlefshme për javën e 20-të në Bundesliga. /Demokracia.com

Të ngjashme