Sport
Rashica aktivizohet vetëm në pjesën e parë në fitoren e vështirë të Galatasarayt
Demokracia
20:25 | 01 Shkurt 2023

Share:

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është paraqitur nga minuta e parë në fitoren e Galatasarayt, por u zëvendësua me të nisur pjesa e dytë.

Galatasaray triumfoi 3:2 me përmbysje në rezultat kundër Umraniyesporit në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit turk, shkruan Demokracia.com.

Mauro Icardi ishte vendimtar për vendasit duke shënuar dy gola që përmbysën rezultatin dhe siguruan pikët e plota të luftën e Galatasarayt për titull të kampionit.

Galatasaray është lider me 51 pikë, i ndjekur pas nga Fenerbahce me 44 pikë.

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica në ndeshjet e fundit ka qenë pjesë e formacionit bazë të gjigantit turk, duke realizuar edhe disa gola./Demokracia.com/

Të ngjashme