Sport
Rashani vlerëson lart Burkina Fason, thotë se trajneri i ri ka filozofi të mirë për ekipin
Demokracia
20:15 | 22 Mars 2022

Share:

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani është shprehur optimist për lojë të mirë në miqësoren kundër Burkina Fasos.

Kosova dhe Burkina Faso do të përballen mesvete në stadiumin “Fadil Vokrri” më 24 mars duke filluar nga ora 18:00, shkruan Demokracia.com.

Anësori i skuadrës franceze, Clermont, Rashani ka vlerësuar lart kombëtaren afrikane.

“Po duket që krejt lojtarët janë në formë të mirë. Presim dy ndeshje të vështira por presim lojë të mira. Këto dy ndeshje janë të rëndësishme për atë që na pret verës në Ligën e Kombeve. Burkina Faso është shumë e fortë. Kanë arritur në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës dhe kanë lojtarë mjaft të mirë dhe normalisht se duhet pasur kujdes. Në këtë nivel nuk ka ndeshje të lehta”, tha Rashani.

Rashani tha tutje se trajneri i ri i “Dardanëve”, Alain Giresse ka filozofi të mirë për ekipin kosovarë.

“Jemi njoftuar tani me trajnerin e ri dhe duket se ka filozofi të mirë për ekipin tonë“, ka theksuar Rashani për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme