Kosova nesër do ta zhvillojë një ndeshje tejet interesante në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku do të ndeshet me Gjeorgjinë, shkruan Demokracia.com.
Njëri nga futbollistët më me përvojë në ekipin kombëtar, mesfushori i Clermont, Elbasan Rashani në konferencën për shtyp të mbajtur në Gjeorgji ka thënë se janë këtu për fitore dhe presin një performancë të miri.
“Kemi ardhur me synim të marrim rezultat të mirë. Për ne është me rendësi të kemi përformacë të mirë dhe rezultati të vijë në bazë të përformancës. Unë jam duke kaluar formë të mirë dhe jam gati për fitore, ashtu siç janë edhe pjesë tjetër e ekipit dhe jemi gati për një ndeshje të mire”, ka thënë Rashani.
Ndeshja Gjeorgji – Kosovë do të zhvillohet nesër nga ora 18:00. /Demokracia.com