Sport
Rashani ka dyfish gola më shumë se sa Messi në Ligue 1
Demokracia
14:18 | 09 Maj 2022

Share:

Elbasan Rashani ka qenë në formë fantastike te skuadra franceze Clermont Foot, që garon në Ligue 1.

Rashani pavarësisht që nuk luajti vazhdimisht, ka arritur të shënoj tetë gola deri më tani, me tri xhiro të mbetura deri në përfundim.

Kosovari ka arritur të shënoj më shumë gola se transferimi i bujshëm i Paris Saint-Germainit, gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, Lionel Messi.

Messi këtë sezon nuk ka arritur të ambientohet mirë në elitën e futbollit francez, duke shënuar vetëm katër gola, ndryshe siç jemi mësuar duke e parë në kampionatin spanjoll.

Futbollisti i Kosovës, Rashani shënoi edhe dje, mirëpo pësoi një lëndim që nuk dihet se sa do ta lë jashtë fushave.

Të ngjashme