Lajme
Raportuesi në PE për Serbinë ia bën me dije Vuçiqit se i ka dëmtuar marrëdhëniet me BE-në
Demokracia
22:39 | 25 Shkurt 2022

Share:

Raportuesi i Serbisë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik, ka reaguar pasi Beogradi konfirmoi se nuk do të vendosë sanskione ndaj Rusisë, pas ofensivës për pushtimin e Ukrainës.

Bli135ik përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se ky vendim është një përcaktues vendimtar për marrëdhëniet e Serbisë me BE-në, përcjell Demokracia.com.

“Sulmi i Putinit kundër Ukrainës është një moment vendimtar edhe për Ballkanin Perëndimor. Të gjithë duhet të kuptojnë se zgjedhja e Serbisë që mos t’i bashkohet sanksioneve të BE-së është vendim përcaktues i politikës së jashtme për marrëdhënie shumë më të gjëra mes BE-së dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në një konferencë për media ka konfirmuar se nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, si shtetet e tjera të Europës, përcjell Demokracia.com.

“Serbia respekton të drejtën ndërkombëtare, Serbia i kupton mirë nevojat e saj, Serbia respekton miqësitë tradicionale, kujtojmë 2015 dhe 1999. Ne nuk nxituam për të marrë një vendim. Ne bëmë më të mirën e mundshme për vendin tonë. Ne e dimë se ky vendim nuk do t’i pëlqejë askujt plotësisht”, tha Vuçiq.

Deri më tani SHBA dhe thuajse të gjitha shtetet e Europës kanë vendosur sanksione kundër Rusisë.

Rusia të enjten, më 24 shkurt, në orët e hershme të mëngjesit ka nisur ofensivën për pushtimin e Ukrainës, gjë për të cilën po bën përgatitje tash e disa javë.

Deri më tani, 137 qytetarë ukrainasë kanë humbur jetën në ditën e parë të sulmeve.

Derisa sipas të dhënave të Britanisë së Madhe, 450 pjesëtarë të personelit rusë kanë vdekur pas nisjes së ofensivës./Demokraica.com/

 

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024