Divorci i mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique dhe këngëtares Shakira prej ditësh është kryefjala e mediave botërore, veçanërisht spanjolle.
Ata të dy, duhet pranuar që nuk janë martuar asnjëherë zyrtarisht, por janë në një lidhje 12-vjeçare nga e cila kanë pasur dy djem.
Çifti së fundmi kanë bërë një deklaratë për publikun dhe kanë kërkuar privatësi, të cilën megjithatë nuk e kanë marrë. Kështu mediat spanjolle prej ditësh shkruajnë se arsyeja e ndarjes është bërë afera që Pique dyshohet se ka pasur me një vajzë 22-vjeçare.
Madje duket se e kanë gjetur në një moment, duke pasur parasysh se po shkruajnë sesi ajo vajzë e ka mbyllur profilin e saj në Instagram dhe deklarojnë se është shoqe e të dashurës së shokut të skuadrës së Pique, Ricky Puig.
Dyshohet se Gema Iglesias ishte ajo që e prezantoi Piquen me një mike që punonte në një koktej bar në Barcelonë.
Njëkohësisht në faqen e atij klubi thuhet se është “më shumë se një koktej bar” dhe se është një vend ku “lidhen” elegante dhe djallëzore./Demokracia.com/