Lajme
Raportohet se sonte kryeministri serb do të takohet me Lajçakun në Greqi
Demokracia
13:42 | 17 Qershor 2024

Share:

Mediat serbe raportojnë se Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, do të marrë pjesë në konferencën dyditore ndërkombëtare “Paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, që mbahet, më 17 dhe 18 qershor, në Athinë të Greqisë.

Sipas raportimeve, Vuçeviq do të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosova-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Gjithashtu, Vuçeviq do të jetë pjesë në panelin “Perspektivat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e tyre për të ardhmen e Evropës. A jemi në një periudhë stagnimi apo ndërtimi të vrullit të ri?”

Të ngjashme