Lajme
Raportohet se Lajçak i kërkoi Kurtit shtyrjen e zgjedhjeve në veri, që Lista Serbe të bindet për pjesëmarrje
Demokracia
11:59 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Emisari i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë -Serbi Miroslav Lajcak ka ardhur në rajon, fillimisht në Beograd e pastaj në Prishtinë, me një propozim të përditësuar të planit ‘franko- gjerman”, në të cilin me gjasë janë inkorporuar komentet që kanë dërguar palët, merr vesh Expressi.

Sipas burimeve që citon Express, sllovaku ka ardhur me kërkesën që të shtyhen zgjedhjet në komunat veriore të caktuara për datën 18 dhjetor që u shpallën për shkak se zyrtarët e Listës Srpska braktisën institucionet komunale dhe ato qendrore për shkak të vendimit të Qeverisë Kurti.

Lajçak ka sjellë në Kosovë që të shtyhen zgjedhjet komunale në Veri që të mund të bindet Lista Srpska të marrë pjesë në to.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024