Ministri i Punëve të Jashtme i Bjellorusisë, Vladimir Makei, raportohet se ka vdekur në moshën 64-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e kryediplomatit bjellorus e raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, Beta, ndërsa e citoi edhe agjencia “Reuters”.
Makei e mbante pozitën e shefit të kësaj ministrie që nga viti 2012.
Vdekja e ministrit bjellorus u njoftua nga sekretari për shtyp i Ministrisë së Jashtme, Anatoly Glaza. Ai nuk e tregoi shkaktarin e vdekjes.
Makei më parë kishte shërbyer si kolonel në forcat e armatosura të Bjellorusisë e Rusisë.
Bjellorusia ka luajtur rol aktiv në përkrahje të Rusisë gjatë luftës në Ukrainë nën pushtetin e presidentit autoritar, Aleksander Lukashenko.