Lajme
Raportohet se është rrahur brutalisht një qytetar i Kosovës nga policia serbe
Demokracia
14:57 | 12 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Një qytetar nga fshati Stubëll i Vitisë raportohet të jetë rrahur brutalisht nga policia serbe në kufirin Serbi-Kroaci, raporton Plus Televizion.

Sipas burimeve të këtij mediumi, inicialet e këtij personi janë E.R.

Ai po udhëtonte nga Kosova në drejtim të Kroacisë kur u ndalua në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.

Më tej, ky medium pretendon se E.R. ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës në kufirin në Merdarë dhe e ka dërguar për trajtim shëndetësor në QKUK.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024
Lajme • 02 Qershor 2024