Lajme
Raportohet se anëtarësia e SBASHK-ut nuk e pranon propozimin e Golës
Demokracia
22:24 | 23 Shtator 2022

Share:

Diskutimet rreth propozimit të deputetit Ardian Gola, kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim nuk është pranuar nga anëtarësia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.

RTK merr vesh nga burimet e saj në mbledhjen që po mbahet se nga pyetja nëse duhet të pranohet propozimi i deputetit të Gola, shumica e mësimdhënësve të shkollave deri tani janë deklaruar kundër propozimit të Golës, i cili ka filluar ta arsyetoj propozimin e tij.

Mësimdhënësit janë arsyetuar se mos notimi i nxënësve është shkelje ligjore dhe se një masë e tillë nuk mund të pranohet.

Mbledhja online është duke vazhduar.

Mbetet të shihet nëse deri në fund të mbledhjes do të ketë një pajtim për ta ndërprerë grevën.

LEXO EDHE:

Jepet një propozim i ri për dalje nga greva, SBASHK-u thotë se do ta diskutojnë

Të ngjashme