Lajme
Raportohet për të shtëna armësh dhe shpërthim në Zubin Potok
Demokracia
22:10 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Të shtëna armësh dhe të paktën një shpërthim janë dëgjuar sonte në Zubin Potok.

Në një video të publikuar në faqen e Zubin Potokut në Instagram, dëgjohen të shtëna armësh.

Detajet dhe shkaku nuk dihen ende.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë i të shtënave dhe shpërthimit brenda dy ditësh në Zubin Potok, për të cilin nuk kishte asnjë informacion zyrtar.

Demokracia.com ka tentuar të kontaktojë edhe me Policia e Kosovës, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje. /Demokracia.com/ 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zubin Potok INFO (@zubinpotokinfo)

Të ngjashme