Lajme
Raportohet për shpërthime të reja në Ukrainë
Demokracia
13:03 | 24 Shkurt 2022

Share:

​ Është raportuar për shpërthime të reja në territorin e Ukrainës.

Pas disa orësh qetësie, ekipet e CNN në Kiev të Ukrainës kanë raportuar se kanë dëgjuar edhe një herë tinguj goditjesh.

Megjithatë sipas tyre deri më tani në bazë të shpërthimeve janë më pak të rënda se ato të mëngjesit.

Një dëshmitar okular që pa dhe dëgjoi goditjen e fundit në qytetarin e Brovary në periferi të Kievit e përshkroi situatën si të “tmerrshme”.

Ekipi i CNN- në Mkharkiv të Ukrainës lindore ka dëgjuar rreth pesë shpërthime që janë pak më larg.

Në qytetin jugor të Odessa-s, ekipi thuhet të ketë dëgjuar një goditje që ishte mjaftë afër qendrës së qytetit, saqë aktivizoi alarmet e makinave.

E një tjetër shpërthim është dëgjuar përgjatë bregut të Odessa-s pas pesë deri në gjashtë shpërthime të largëta në agim.

Duhet përkujtuar që pas sulmeve nga Rusia në Ukrainë reagime të shumta pati thuajse nga të gjitha vendet e botës.

Të ngjashme