Lajme
Raportohet për një të vdekur pas sulmit në Dnipro të Ukrainës
Demokracia
07:08 | 11 Mars 2022

Share:

Është raportuar se ka pasur shpërthime edhe në pjesën juglindor të Ukrainës, Dnipro.

Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES) raportojnë se një person është vrarë në lagjen Novokodatsky të këtij qyteti.

“Rreth orës 6:10, ka pasur tre sulme ajrore në qytet, duke goditur një kopsht fëmijësh dhe një ndërtesë apartamentesh,” tha SES.

Është goditur edhe një fabrikë këpucësh dykatëshe, duke i vënë flakën, raportonBBC, transmeton Klankosova.tv.

Përveç Dnipros, qyteti i Lutsk, i vendosur në rajonin veriperëndimor të Ukrainës është gjithashtu nën bombardime ajrore.

Të ngjashme