Sport
Raportohet për incident nga tifozët në Tiranë, policia shqiptare në rrugë
Demokracia
15:05 | 24 Maj 2022

Share:

Tifozët holandezë, por edhe ata italinaë kanë nisur të zbarkojnë në kryeqendrën shqiptare, në Tiranë, një ditë para finales së madhe të Ligës së Konferencës.

Roma dhe Feyenoord do të përballen në “Air Albania Stadium” të mërkurën nga ora 21:00 në finale të Ligës së Konferencës, raporton Demokracia.com.

Një numër i vogël i tifozëve të Romës dhe Feyenoordit tashmë kanë nisur këngët në qendër të kryeqytetit shqiptar, ndërsa raportohet se ka pasur një incident të vogël.

Demokracia.com ka siguruar një fotografi ku shihen disa tifozë të Feyenoordit të grumbulluar teksa disa pjesëtarë të policisë shqiptare po monitorojnë situatën nga afër për të parandaluar ekseset më të mëdha të mundshme.

Dyshohet se tifozët e Romës kanë hedhur gjësende në drejtim të atyre holandezë, me ç’rast ka intervenuar policia.

Përplasjet mes tifozerive holandeze dhe italianë janë paralajmëruar me kohë, andaj policia e Shqipërisë ka marrë masat e duhura për të eliminuar ato gjatë para dhe pas ballafaqimit final./Demokracia.com/

Të ngjashme