Lajme
Raportohet për arrestimin e një ish polici të Kosovës nga pakica serbe
Demokracia
20:24 | 28 Mars 2023

Share:

Ish-polici i Kosovës M. J, pjesëtar i komunitetit serb në Kosovë, është arrestuar sot në pikën kufitare në Jarinje, teksa po kthehej nga Rashka në Leposaviq me gruan dhe dy fëmijët e tij.

Kështu raportojnë mediat lokale serbe në veri të Kosovës, transmeton Demokracia.com.

Bashkëshortja e të arrestuarit, e cila nuk ka dashur t’i përmendet emri, ka thënë për Kosova Online se pas këqyrjes së dokumenteve në Jarinje kur janë larguar nga Kosova, u kanë thënë se diçka nuk është në rregull, por janë lejuar të vazhdojnë rrugën.

Në kthim, ata u mbajtën fillimisht në Jarinje për një orë e gjysmë për shkak të procedurës.

Gruaja me dy fëmijë është dashur të priste në veturë dhe, siç thotë ajo, në një moment ka parë se si policët e Kosovës, të armatosur me armë të gjatë, i kanë vënë prangat bashkëshortit dhe e kanë dërguar në drejtim të Mitrovicës së Veriut.

M.J u largua nga Policia e Kosovës vitin e kaluar, kur e bënë të gjithë policët e tjerë serbë në veri të Kosovës.

Deri më tash nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës për arrestimin e serbit. /Demokracia.com/

Të ngjashme