Lajme
Raportohet për 770 palestinezë të vrarë dhe 200 mijë të zhvendosur
Demokracia
14:36 | 10 Tetor 2023

Share:

Të paktën 770 palestinezë janë vrarë dhe 4,000 janë plagosur që nga e shtuna në sulmet ajrore izraelite në Gaza, njoftoi sot ministria e shëndetësisë.

Ndërkohë, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha sot se 200,000 njerëz, ose rreth 1/10 e popullsisë, janë larguar nga shtëpitë e tyre në Gaza që nga fillimi i armiqësive dhe po përballen me mungesën e ujit dhe të energjisë, përcjell abcnews.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për hapjen e një korridori humanitar në Rripin e Gazës, e cila po bombardohet nga forcat izraelite.

Të ngjashme