Sport
Raportohet i zhduket futbollisti i Juventusit, klubi kërkon ndihmën e medieve
Demokracia
16:09 | 21 Tetor 2021

Share:

Talenti holandez i futbollit, Mohamed Ihattaren është raportuar i zhdukur. Futbollisti i Juventusit i huazuar te Sampdoria ishte kthyer në Holandë për ndeshjet e kombëtares në muajin tetor, por, prej 12 tetorit, ai nuk është parë më.

Ihattaren është llogaritur nga mediat italiane si pasuesi i Ronaldos. Supertalenti holandez u transferua te Juve nga PSV 1.9 milionë euro.

Për të pasur më shumë minutazh, Juventus vendosi ta huazoj atë te Sampdoria. Edhe thirrjet e vazhdueshme nga presidenti Massimo Ferrero janë injoruar nga holandezi.

19 vjeçari nga Utrechti ka mbyllur të gjitha rrugët e komunikimit me Itali dhe nuk po jep asnjë përgjigje për largimin e tij.

Sampdoria ka kërkuar ndihmë edhe nga mediat holandeze për të marrë informacione se ku ndodhet Mohamed Ihattaren dhe pse nuk po kthehet. /Demokracia.com

Të ngjashme