Lajme
Raportimi izraelit për vrasjet e mjekëve është ‘plot gënjeshtra’, reagon Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze
Demokracia
14:49 | 21 Prill 2025

Share:

Ushtria izraelite ka thënë në raportin e saj se “dështimet profesionale” çuan në vrasjen e 15 punonjësve në Gaza.

Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe (PRCS) e ka përshkruar një raportim ushtarak izraelit për një sulm vdekjeprurës ndaj mjekëve të saj si “të mbushur me gënjeshtra”.

Ushtria izraelite ka thënë në raportin e saj se “dështimet profesionale” çuan në vrasjen e 15 punonjësve në Gaza. Dhe shkarkoi zëvendëskomandantin e njësisë së përfshirë.

Një zëdhënëse e PRCS ka thënë ndërkaq se raportimi ishte “i pavlefshëm” pasi “justifikon dhe e zhvendos përgjegjësinë në një gabim personal në komandën në terren kur e vërteta është krejt ndryshe”.

Katërmbëdhjetë punonjës të urgjencës dhe një punonjës i OKB-së u vranë më 23 mars pasi një kolonë me ambulanca të PRCS, një makinë e OKB-së dhe një kamion zjarrfikës u vunë nën zjarr nga ushtria izraelite.

Shefi humanitar i OKB-së në Gaza sugjeroi se hetimi nuk shkoi aq larg sa duhet.

“Mungesa e përgjegjësisë reale minon ligjin ndërkombëtar dhe e bën botën një vend më të rrezikshëm”, k thënë Jonathan Whittall.

“Pa përgjegjësi, ne rrezikojmë të vazhdojmë të shikojmë mizoritë që shpalosen dhe normat e krijuara për të na mbrojtur të gjithëve, duke gërryer”.

Gjysmëhëna e Kuqe dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare kanë kërkuar më parë një hetim të pavarur për incidentin.

Hetimi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) u krye nga Mekanizmi për Gjetje të Fakteve, të cilin e përshkruan si të paanshëm.

Të ngjashme