Lajme
Raportimi i ZRRE-së pa medie, Hoti: Kjo praktikë me dyer të mbyllura duhet të ndalet
Demokracia
11:30 | 23 Maj 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar pas raportimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti pa prezencën e medieve.

Ish-kryeministri Hoti në një postim në rrejtin social “Facebook” ka thënë se, kjo praktikë e raportimeve me dyer të mbyllura duhet të ndalet.

“Përse raporti i ZRRE-së në Komisionin për Ekonomi duhet të jetë me dyer të mbyllura?! Pse publiku duhet privohet nga informatat për veprimet e ZRRE-së në përballje me krizën energjetike? Çfarë sekreti shtetëror janë vendimet e ZRRE-së për tarifat energjetike?! Kjo praktikë e raportimeve me dyer të mbyllura është e re dhe duhet të ndalet. Publiku ka të drejtë të informohet plotësisht. ZRRE-ja nuk është AKI, e as Polici apo FSK, të cilat sipas ligjit duhet të klasifikojnë informatat”, ka shkruar ai, përcjell Demokracia.com.

Ditë më parë, Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga ZRRE-ja./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Drejtuesit e ZRRE-së raportojnë para Komisionit për Ekonomi, mediat largohen nga mbledhja

Të ngjashme