Sport
Raportimet se ka kërcënuar trajnerin, reagon Ronaldo
Demokracia
14:50 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Cristiano Ronaldo ka reaguar të enjten pas raportimeve se kishte kërcënuar trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos, se do të largohet nga Kupa e Botës.

Ai në një postim në rrjetet sociale ka theksuar se Portugalia është e bashkuar për të arritur synimet në Kupën e Botës.

“Një grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga jashtë. Një komb shumë i guximshëm për t’u frikësuar nga çdo kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund! Merrni një hap të besimit me ne! Hajde, Portugali!”, ka shkruar Ronaldo të enjten.

Portugalia të shtunën do ta luajë ndeshjen çerekfinale ndaj Marokut./Demokracia.com/

Të ngjashme