Sport
Raportimet rreth incidentit të rëndë në Gjilan kanë arritur deri në Zvicër, gazeta e madhe shkruan për sulmin ndaj portierit
Demokracia
18:11 | 06 Prill 2022

Share:

Raportimet për sulmin fizik ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri nga disa tifozë të Gjilanit kanë arritur deri në shtetin zviceran.

Mediumi më i madh i këtij shteti, “Blick.ch” ka raportuar për sulmin ndaj portierit shqiptar në kryendeshjen e javës së kaluar në elitën e futbollit kosovar.

“Portieri goditet brutalisht nga një tifoz. Në ligën më të mirë të Kosovës, KF Gjilani shënoi barazimin 2-2 ndaj KF Ballkanit në kohën shtesë. Emocionet ziejnë dhe tifozët që vërshojnë në fushë. Fatkeqësisht, disa njerëz kaotikë sulmojnë portierin kundërshtar dhe e rrëzojnë atë”, shkruan mediumi zviceran, përcjell Demokracia.com.

Për incidentin e rëndë kanë shkruar ditë më parë edhe mediat e rajonit.

Pesë persona u arrestuan në lidhje me incidentin, ndërsa dy prej tyre që dyshohet se e sulmuan fizikisht Frashërin po mbahen në paraburgim.

Stivi Frashëri u dërgua menjëherë në spital pas sulmit fizik, derisa u lirua orët e vona të mbrëmjes të së dielës./Demokracia.com/

Të ngjashme