Një nga sulmuesit e rinj më të mirë të ditës së sotme, Erling Haaland po largohet nga Borussia Dortmund dhe destinacioni i tij i radhës është Manchester City.
Sipas Athletic, Haaland ka rënë dakord për të gjitha detajet me Manchester Cityn, i cili do të paguajë dëmshpërblim gjatë javës në mënyrë që norvegjezi i ri të veshë fanellën e “Qytetarëve” nga sezoni i ardhshëm, transmeton Demokracia.com.
Shuma e transferimit llogaritet në rreth 75 milionë euro. Kjo është shuma e shënuar në kontratë si “klauzolë shpengimi”.
Gjithashtu, sipas mediave, 21-vjeçari holandez do të bëhet futbollisti më i paguar i klubit, me drejtuesit e “Qytetarëve” që shtojnë se shuma “nuk do të cenojë strukturën e përcaktuar për pagat e lojtarëve”./Demokracia.com/