Lajme
Raporti zyrtar: Kjo ishte rritja e pagës nga viti 2007 deri në vitin 2014 (Dokument)
Demokracia
11:00 | 22 Mars 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pagën minimale nga 170 euro sa është tash e një dekadë, duan ta bëjnë 264 euro. Për këtë duhet të pajtohen edhe në Këshillin Ekonomiko-Social. Megjithatë, kjo është kundërshtuar fuqishëm nga sindikatat që po kërkojnë që paga minimale të jetë 400 euro, shkruan Demokracia.com.

Për herë të fundit në Kosovë, pagat janë rritur para tetë viteve kur kryeministër i vendit ishte Hashim Thaçi.

Më 11 mars 2014, kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi kishte nënshkruar vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve për 25 për qind.

Nga kjo rritje përfituan infermierët, mjekët, mësimdhënësit, policët, pjesëtarët e FSK-së, zjarrfikësit, shërbyesit civil, doganierët e shumë kategori të tjera.

Ndërkaq, sipas raportit përmbledhës-krahasues për mesataren e pagave, pensioneve dhe skemës sociale nga vitit 2007 deri në vitin 2014 të cilin e ka siguruar Demokracia.com, ndër vite pagat u rritën nga 72.50 euro deri në 285.93 euro.

Në vitin 2007, paga e infermierëve ishte 156 euro, ndërsa në vitin 2014 paga arriti deri në 363 euro.

Paga e një mjeku në Kosovë ishte 234 euro, ndërsa në vitin 2014 paga arriti deri në 544 euro.

Një mësimdhënës gjatë vitit 2007 u pagua 216 euro, ndërsa pas 7 viteve u pagua 405 euro.

Policët e Kosovës gjatë vitit 2007 u paguan 196 euro, ndërsa paga e tyre në vitin 2014 ishte 547 euro.

Pjesëtarët e FSK-së gjatë vitit 2007 u paguan 180 euro, ndërsa në vitin 2014 paga e tyre u rrit në 405 euro.

Zjarrfikësit kishin pagën 260 euro, kurse në vitin 2014 paga e tyre arriti deri në 465 euro.

Gjatë vitit 2007 shërbyesit civil kishin pagën 228 euro, ndërsa në vitin 2014 paga e tyre arriti deri në 438 euro.

Doganierët kishin pagën 163 euro, ndërsa në vitin 2014 paga e tyre u rrit deri në 497 euro.

Demokracia.com ju sjell listën e plotë të rritjes së pagave ndër vite:

Të ngjashme