Lajme
Raporti për vdekjet dhe rastet e reja me koronavirus në 24 orët e fundit
Demokracia
14:59 | 23 Shtator 2021

Share:

Ministria e Shëndetesisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Ndërsa pozitiv me Covid-19 kanë rezultuar 133 persona.

4 mijë e 139 testime janë kryer, ndërsa janë shëruar 805 persona.

Numri i rasteve aktive gjithsej është 6 mijë e 77.

Ministria e Shëndetësisë njofton:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.925 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës.
Deri më sot 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 4.139 testime, 133 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 805 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150.625.
Në total numri i rasteve aktive është 6.077. /Demorkacia.com/

Të ngjashme