Lajme
Raporti për progresin, Meta: S’ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore
Demokracia
18:32 | 04 Mars 2021

Share:

Presidenti shqiptar Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka përshëndetur miratimin e projekt-rezolutës për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Presidenti shkruan më tej se e ardhmja e Shqipërisë në BE kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve, përcjell Demokracia.com.

“I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve”, shkruan Meta.

Ai tutje tha se nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve të dosjeve 339 dhe 184.

“Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184!”, shkroi Meta.

Postimi i plotë i Metës:

Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve.

Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184!

Askush nuk do të amnistohet!

Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar./Demokracia/

Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

I…

Posted by Ilir Meta on Thursday, March 4, 2021

 

Të ngjashme