Lajme
Raporti i rasteve me COVID: 720 raste dhe një i vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë
Demokracia
15:00 | 18 Janar 2022

Share:

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe  720 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

18 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës.

Deri më sot 797.229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 36.925 doza përforcuese dhe 2.182 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 4.785 testime, 720 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 159 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.909.

Në total numri i rasteve aktive është 5.678.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024