Lajme
Raporti i Freedom House i cilësoi zgjedhjet qendrore që u fituan nga LVV-ja si të rregullta, por jo edhe ato lokale
Demokracia
13:42 | 20 Prill 2022

Share:

Në raportin e organizatës Freedom House për vendet në tranzicion, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale.

Freedom House në raportin e sivjetmë nuk ka përmendur asnjë “telashe” në zgjedhjet qendrore, ku fitoi Lëvizja Vetëvendosje, megjithatë në zgjedhje lokale thotë se ka pasur parregullsi me lista.

Po ashtu, raporti thotë se Qeveria ruse, kineze e turke kanë pas ndikim mbi qeveritë, si dhe në Kosovë ka pasur tensione mes myslimanëve dhe ortodoksëve.

Te çështja e administruesve të zgjedhjeve është përmendur kritika ndaj presidentes Vjosa Osmani se po dështon të sigurojë pavarësinë e KQZ-së, raporton Demokracia.com.

Ndryshe, në përpilimin e raporteve të kësaj organizate merr pjesë direkt një grup i njerëzve të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Madje, në të kaluarën në përpilimin e tyre merrte pjesë direkt edhe zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu.

Përshkrimi në të kaluarën është bërë nga Group for Legal and Political Studies (GLPS), organizatë kjo e themeluar nga Fisnik Korenica, një familjare e të cilit është zëvendësministre në Qeverinë Kurti dhe nga Dren Doli, i cili është emëruar së fundmi ambasador në Holandë.

Shumica e “kontribuuesve” në GPLS njihen si të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje./Demokracia.com/

Të ngjashme