Anësori i Barcelonës, Raphinha, ka shprehur mirënjohje të veçantë për trajnerin Hansi Flick, të cilin e konsideron njeriun që e ringjalli karrierën e tij.
“Do t’i jem përjetë mirënjohës Hansi Flick. Ai ma ndryshoi të gjithë karrierën”, u shpreh braziliani për mediat spanjolle.
Raphinha tregoi se trajneri gjerman kërkoi ta shihte personalisht në stërvitje para se të merrte një vendim për të ardhmen e tij.
“Ai më përfshiu në planet e tij që nga dita e parë. Pa Flick, ndoshta tani do të isha në një klub tjetër, jo te Barça”, shtoi ai.
Sulmuesi 27-vjeçar kishte vështirësi për të gjetur vazhdimësi që nga transferimi nga Leeds United në vitin 2022.
Nën drejtimin e Flick, ai ka shpërthyer në sezonin 2024/25 me 32 gola dhe 25 asistime në 52 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.
Raphinha është bërë një pjesë kyçe e sulmit të Barcelonës, duke ndihmuar klubin të mbetet në garë për titullin kampion të La Ligas, pasi ai ka qenë faktor në dy trofetë Kupën dhe Superkupën e Spanjës.