Sport
Raphinha: Në Spanjë e dua vetëm Barcelonën, nuk do të luaja kurrë për Real Madridin
Demokracia
18:16 | 21 Shkurt 2023

Share:

Futbollisti brazilian i Barcelonës, Rafinha, ka pranuar se nuk do të luante kurrë për Realin, sipas mediave spanjolle.

Rafinha, 26-vjeçar mbërriti në Barcelonë vitin e kaluar nga Leeds United.

“Nuk do të luaja kurrë për Realin. Në Spanjë e dua Barcelonën, kurse jashtë PSG-së dhe Arsenalin”, tha Rafinha për mediat spanjolle.

Futbollisti brazilian luajti 32 ndeshje për klubin katalanas këtë sezon dhe ishte në listën e golashënuesve shtatë herë.

Para Leeds, Rafinha luajti për Guimaraes, Sporting, Rennes dhe Avai. Ai shënoi pesë gola në 16 ndeshje për kombëtaren braziliane./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 02 Qershor 2024