Sport
Raphael Varane, bëhet shitja e katërt më e shtrenjtë në historinë e Realit
Demokracia
09:59 | 28 Korrik 2021

Share:

Pas Sergio Ramosit, Real Madridi është mbetur pa një tjetër mbrojtës shumë cilësor.

Mbrojtësi francez Raphael Varane edhe zyrtarisht është futbollit i Mnachetsre Unitedit icili pagoi 50 milionë euro për të.

Kjo padyshim është një shumë mbresëlënëse duke e marrë parasysh kohën e vështirë financiare nëpër të cilën po kalojnë klubet e futbollit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Varane do të lërë boshllëk të madh në mbrojtjen e Realit pas një dekade të kaluar në kryeqytetin spanjoll, posaçërisht pasi edhe Sergio Ramosi u largua këtë verë.

Kështu ai bëhet shitja e katërt më e shtrenjtë në historinë e klubit madrilen.

Më shtrenjtë se ai ishin shitur vetëm Cristiano Ronaldo në Juventus më 2018 (105 milionë euro), Alvaro Morata në Chelsea më 2017 (80 milionë euro) dhe Angel di Maria në Manchester United më 2014 (75 milionë euro).

Varane i ishte bashkuar Realit në moshën 18-vjeçare për 10 milionë euro dhe 10 vjet më vonë po largohet për një shumë pesë herë më të lartë. /Demokracia.com

Të ngjashme