Sport
Ranieri debuton ndaj Liverpool, Broja kërkon golin e parë në Premier League
Demokracia
10:35 | 16 Tetor 2021

Share:

E shtuna në Supersport vjen si gjithmonë me një mori përballjesh mjaft interesante, teksa kampionati më i fortë në botë, ai anglez spikat me sfidat që propozon këtë fundjavë.

Kështu në orën 13:30, Claudio Ranieri do të debutojë në pankinën e Watfordit, ku u ul vetëm pak ditë më parë dhe do ta bëjë këtë me një sfidë të jashtëzakonshme si ajo ndaj Liverpoolit.

Megjithatë në orën 16:00 vëmendja do të spostohet në “Kingh Power Stadium”, ku Leicester i Brendan Rodgers do të presë “djajtë e kuq” të Manchesterit. Po në të njëjtën orë, në Supersport do të vijnë edhe dy sfida të tjera mjaft interesante si Man. City-Burnley dhe Southampton-Leeds, me Armando Brojën që do të kërkojë golin e tij të parë në Premier League.

Në orën 18:30, në Supersport do të vijë sfida Brentford-Chelsea, me vendasit që kanë surprizuar në këtë sezon debutues për ta dhe sot do të kërkojnë të konfirmojnë forcën edhe përballë kampionëve në fuqi të Europës.

Krahas Premier League, nuk do të mungojnë as sfidat e kampionatin gjerman, me Borussia Dortmund-Mainz, e planifikuar për në orën 15:30 dhe M’Gladbach-Stuttgart në orën 18:30, ndërsa kampionati francez spikat me sfidën Lyon-Monaco, që garanton një 90-minutësh spektakolar duke nisur nga ora 21:00 e mbrëmjes.

Të ngjashme