Sport
Rangnick zbulon pasardhësin e tij tek United: Është një nga më të mirët në Evropë
Demokracia
15:06 | 08 Mars 2022

Share:

Nga këtu e deri në fundin e sezonit do të ketë problematika të tjera për të zgjidhur, por Ralf Rangnick mendon edhe për të ardhmen e Manchester United dhe për atë që do të marrë vendin e tij në drejtim të ekipit.

Trajneri aktual, i cili do të bëhet këshilltar i klubit verën e ardhshme, në një intervistë të dhënë për Sky Sports UK, ka folur mbi atë që mund të jetë pasardhësi i tij në stol.

“Nuk kemi folur akoma për këtë me klubin dhe nuk kemi analizuar akoma asnjë profil”, ka thënë Rangnick. “E përsëris, akoma nuk kam folur me asnjë kandidat, por Erik ten Hag është sigurisht një nga trajnerët më të mirë në Evropë. Nuk e njoh personalisht, por kam patur mundësinë të shikoj punën e tij gjatë viteve”.

Fjalë të ëmbla për trajnerin e Ajax-it, i cili është prej muajsh mes kandidatëve për stolin e Djajve të Kuq. Të shohim nëse këto deklarata do të mund t’i hapin rrugën negociatave për ta marrë trajnerin në Premier League. /Demokracia.com

Të ngjashme