Sport
Ranglista e re e FIFA-së: Shqipëria bie për tri pozita në renditje
Demokracia
12:11 | 31 Mars 2022

Share:

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA e ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar rënie për tri pozita në këtë ranglist, shkruan Demokracia.com.

“Kuqezinjtë” tani zënë vendin e 66-të në ranglistë, derisa mëherët ndodheshin në pozitën e 63-të.

Shqipëria e Edi Rejës zhvilloi dy ndeshje miqësore në kuadër të muajit mars.

Ata fillimisht u mposhtën 2:1 nga Spanja në Barcelonë, ndërsa barazuan 0-0 me Gjeorgjinë në Tiranë.

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës shënoi ngritje për dy pozita në ranglistën e re të FIFA-së.

“Dardanët” tani renditen në pozitën e 107-të në botë. /Demokracia.com/

Të ngjashme