Sport
Ranglista e re e FIFA-s, Shqipëria pozicionohet në këtë vend
Demokracia
12:18 | 23 Qershor 2022

Share:

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka përditësuar ranglistën e re të kombëtareve.

Shqipëria nuk ka lëvizur asnjë pozicion, teksa renditet në vendin e 66-të në botë edhe pse në sfidat e qershorit, Kombëtarja kuqezi nuk arriti asnjë fitore, ku mori 1 humbje dhe dy barazime, në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve respektivisht ndaj Izraelit dhe Islandës dhe një barazim pa gola 0-0 në miqësore ndaj Estonisë në stadiumin “AIR Albania”.

Kosova ka fituar 1 pozicion në renditjen e përgjithshme ku nga vendi i 107 tani renditen në vendin e 106-të. Me dy fitore edhe dy humbje “Dardanët” marrin pikë për sa i përket klasifikimit në FIFA.

Vendin e parë në botë e mban Brazili, e cila ndiqet nga Belgjika dhe podiumin e mbyll Argjentina.

Franca renditet në vendin e katërt, në pozicionin e pestë është Anglia. Në të gjashtin është Spanja. Në vendin e shtatë janë Kampionët e Europës, Italia.

Pozicionin e 8-të e zë Holanda, në të nëntin Portugalia dhe “TOP 10” e mbyll Danimarka. Gjermania mban pozicionin e 11-të në botë./Demokracia.com/

Të ngjashme