Lajme
Ramush Haradinaj përmend referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025
Demokracia
14:48 | 19 Janar 2021

Share:

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përmendur një referendum mbi bashkimin e Kosovës më Shqipërinë në vitin 2025.

Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, si përgjigje ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka përmendur edhe referendumin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, shkruan Demokracia.com

“Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë!

Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon.

Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejten tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës.

Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi!./Demokracia.com

Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë!

Mos keni frikë,…

Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, January 19, 2021

Të ngjashme