Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së nënës së ish-kryepalamentarit, Kadri Veseli.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se është i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nënës Ajshe, përcjell Demokracia.com.
“Ngushëlloj me këtë rast bashkëluftëtarin tim, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe mbarë familjen e tij!”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nënës Ajshe. Një jetë të tërë në ankth e sfida, aspak e lehtë për të.
Ngushëlloj me këtë rast bashkëluftëtarin tim, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe mbarë familjen e tij!
Nëna Ajshe u prehtë në paqe!/Demokracia.com/