Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është vaksinuar kundër COVID-19 në Deçan.
Haradinaj nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ vlerësoi punën e stafit shëndetësor në këtë qendër mjekësore, veçanërisht gjatë menaxhimit të krizës së helmimit që ndodhi ditë më parë në Deçan. Ai me këtë rast u ka bërë thirrje edhe qytetarëve për vaksinim, përcjell Demokracia.com
“Në kuadër të përballjes me virusin Covid19, sot u vaksinova me shpresë që të mbrohemi dhe të kemi sa më pak infeksione në vend. Për vlerësim dhe mirënjohje të lartë për punën e palodhshme të QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, veçanërisht gjatë menaxhimit të krizës së helmimit të mbi 2000 qytetarëve, dozën time të parë të vaksinës Pfizer-BioNTech e mora pikërisht në këtë institucion shëndetësor. Vaksinohu edhe ti. Mbroj veten dhe të tjerët!”, ka shkruar Haradinaj.