Lajme
Ramush Haradinaj i shkon në zyrë Bedri Hamzës, e dekoron dhe e quan shembull
Demokracia
13:35 | 25 Korrik 2022

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka qenë në qytetin e Mitrovicës. Gjatë kësaj vizite, Haradinaj është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bedri Hamza.

Haradinaj ka publikuar disa fotografi me Hamzën dhe ka shkruar se me të ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës që ka qenë pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Haradinaj.

Të parin e Mitrovicës, Haradinaj e quajti shembull.

“Me Kryetarin e Mitrovicës z. Bedri Hamza, kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës kur ai ishte pjesë e qeverisë së përbashkët dhe drejtimi i dikasterit të financave prej tij, ka qenë shembull në qeverinë e udhëhequr prej meje”, ka shkruar Haradinaj.

Në fotografitë e publikuara, shihet se kryetari i AAK-së e dekoron Hamzën.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Me Kryetarin e Mitrovicës z. Bedri Hamza, kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës kur ai ishte pjesë e qeverisë së përbashkët dhe drejtimi i dikasterit të financave prej tij, ka qenë shembull në qeverinë e udhëhequr prej meje.

Sot e takova në zyren e tij në Mitrovicë, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe e sigurova për mbështetjen time dhe të AAK-së për të gjitha projektet në dobi të qytetarëve të Mitrovicës.

Të ngjashme