Lajme
Ramush Haradinaj deklarohet rreth dënimit të Gucatit dhe Haradinajt
Demokracia
21:15 | 23 Maj 2022

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Gjykata Speciale dënoi me nga 4 vjet e gjysmë Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn. Gjykata ata i shpalli fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë.

“Është e ditur se të dhënat sensitive të një organi gjyqësor ose hetues janë të mbrojtura me ligj dhe askush jo i autorizuar s’mund t’i ekspozojë. Atëherë unë u kam bërë vërejtje, u kam bërë kritikë por unë mendoj se edhe Nasimi edhe Hysniu në atë kohë nuk i kanë menduar të gjitha këto aspekte, por të bindur se po tregojnë një gjendje kanë vepruar ashtu”, tha Haradinaj në emisionin Pressing në T7.

“Po vazhdon ajo golgota mbi UÇK-në, mbi Kosovën. Po vazhdojnë këto pasoja mbi çlirimtarët”, thotë Haradinaj.

“Nasimi si fëmijë ka qenë i burgosur politik, pjesëmarrës i luftës. E gjithë familja në burg, baba në burg, motrat, nana. Si familje janë ndër breza atdhetar të dëshmuar”, tha Haradinaj.

“Duhet të luftojmë për epilogun e drejtësisë. Në sallë të gjykatës duhet dëshmuar e vërteta”, theksoi ai.

Të ngjashme