Sot është publikuar një audio-incizim për një aferë korruptive që ndërlidhet me Ministrinë e Infrastrukturës, që udhëhiqet nga Liburn Aliu.
Nacionale ka raportuar se në këtë aferë korruptive raportohet se është i përfshirë edhe Florent Ramqaj, këshilltar i ministrit Liburn Aliu.
Siç shkruan mediumi përmes përgjimeve që kanë publikuar bëhet fjalë për kompaninë e quajtur “Infratek” e në të cilin kishte punuar këshilltari i Liburn Aliut.
Dhe, madje jo veç që kishte punuar, por edhe kishte lidhje familjare me pronarët. Ata ishin dajtë e tij. Kurse, shuma e ryshfetit sipas mediumit është 30 mijë euro. Pra, bëhet fjalë për 20 mijë euro që jepen një herë e 10 mijë tjera më vonë.
E Florent Ramqaj duket se është njeri i besueshëm i lidershipit të Vetëvendosjes, shkruan Demokracia.com.
Ai ka shumë fotografi edhe me këshilltarin amerikan të Kurtit, Arun Chaudhary, i cili së fundmi e shoqëroi kryeministrin edhe në vizitën e tij në SHBA.