Lajme
Ramosaj i reagon Kurtit: Kryeministër, qyqan vendim paske marrë
Demokracia
19:47 | 30 Prill 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ky i fundit në mbledhjen e qeverisë ka shfuqizuar vendimin e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, për dhënien e tokave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit disa komunave, raporton Demokracia.com.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj e ka cilësuar si ndër vendimet më të mira.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Kryeministër Albin! Qyqan vendim paske marr!

Ndër vendimet më të mira që janë marr ndonjëherë për komunat, është vendimi i qeverisë Haradinaj, për dhënien e pronave komunave, të cilat prona administroheshin nga APK.

Vendimi në fjalë i 2019, nxjerrur nga qeveria Haradinaj në atë kohë, konkretisht nga kryeministri Ramush Haradinaj, i ka lehtësuar komunat që nuk kanë prona komunale, duke krijuar një standard të ri të zhvillimit ekonomik dhe mundësinë e realizimit të interesit publik të shprehur nga komunat, në këtë rast nga Komuna e Deçanit.

BR

Të ngjashme