Lionel Messi është një nga kandidatët kryesor për çmimin e Topit të Artë për vitin 2021.
Sergio Ramos, dikur rivali i Messit në fushë, sot bashkëlojtar të Paris Saint-Germaini i ka dhënë mbështetje yllit argjentinas për çmimin e madh që ndahet sonte (e hënë) në Paris, shkruan Demokracia.com.
Mbrojtësi spanjoll është shprehur pas ndeshjes me St.Etiennen (1-3) se për të është privilegj ta ketë Messin bashkëlojtar.
“Po, sigurisht [shpresoj që ai të fitojë]”, tha Ramos për “ESPN”.
“Unë do të mbroj djemtë e ekipit tim. I uroj atij gjithë fatin e botës. Ai është në formë të mirë dhe mendoj se ai është lloji i lojtarit që me të vërtetë bën diferencën. Ai është një lojtar unik dhe është një privilegj ta kesh atë në ekip”.
“Unë mendoj se pak nga pak, secili prej nesh do të sjellë cilësinë e tij për ta bërë Paris Saint-Germain edhe më të madh dhe për të arritur gjërat që duam të arrijmë”, u shpreh Ramos. /Demokracia.com