Sport
Ramos e konfirmon: Pas përballjes me Kosovën ndjeva disa shqetësime
Demokracia
18:41 | 01 Prill 2021

Share:

Kapiteni i Spanjës dhe skuadrës së Real Madridit po kalon momente jo të mira sa i përket lëndimeve.

Ai mbrëmë u paraqit disa minuta në sfidën kundër Kosovës (3:1) por pas ndeshjes ka konfirmuar se është lënduar dhe do të pauzojë bukur gjatë.

“E vërteta është se kam pasur javë të vështira. Fatmirësisht, për disa ditë u ndjeva shumë mirë, por në futboll dhe jetë, fati i keq gjithmonë luan rrol. Pas ndeshjes së djeshme (me Kosovën), qëndrova në fushë për më shumë stërvitje dhe ndjeva dhimbje. Pas testeve u vërtetua se kam probleme muskulore. Ajo që dhemb më së shumti është fakti se s’mund ta ndihmojë ekipin në këto ndeshje më të rëndësishme të sezonit. Do të punoj shumë dhe do ta mbështes ekipin me gjithë shpirt”, shkroi mes tjerash Ramos në Instagram. /Demokracia.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

Të ngjashme