Sport
Ramiz Sadiku kundërshtar në gjysmëfinale, drejtori sportiv i Dritës ka këto fjalë pas shortit
Demokracia
15:06 | 31 Mars 2022

Share:

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi është deklaruar pas tërheqjes së shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Drita, nënkampionia në fuqi e Kosovës do të përballet me skuadrën e Ramiz Sadikut, e cila bën gara në Ligën e Parë të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Zymberi ka thënë se shorti ndaj Ramiz Sadikut e favorizon Dritën, por thotë se Ramiz Sadiku erdhi deri në këtë fazë me meritë.

“Sigurisht që çdo ekip që ka qënë sot është ekip që me meritë ka arritë deri këtu, duke pas parasysh që Ramiz Sadiku është një kateogri më poshtë, teorikisht është një favor për ne, kupa ka sjellë befasi, andaj do te qasemi më shumë seriozitet.

“Mendoj që jemi te fokusuar të kjo garë dhe kjo Kupë, por duhet te kemi jashtëzakonisht kujdes të këto ekipe.Drita ka pas synim edhe kupën edhe titullit, jemi në rrugë të mirë ne të dyjat.

“Ne rast se Drita nuk e fiton këtë vit ndonjë trofe, mund të jetë një mini dështim, por edhe kur s’kemi pas titull, në Evropë kemi ditur te kthejmë krenarinë e titullit”, tha Zymberi për media. /Demokracia.com/

Të ngjashme