Lajme
Ramiz Lladrovci pret Memli Krasniqin: Në Drenas punojmë më mirë se sa flasim!
Demokracia
21:35 | 06 Korrik 2022

Share:

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, në komunë dhe më pastaj kanë vizituar tri projekte kapitale në realizim.

me kryetarin Krasniqi kam cekur 11 çështjet e parashtruara më herët në takim me nivelin qendror, me të cilat ballafaqohen qytetarët e komunës tonë, vonesat në zbatimin e projekteve si dhe optimizmi për projektet e reja, për Ferronikelin, kontaktet me kompani për investime, etj, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me nderime, prita në takim, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, ku diskutova për arritjet dhe sfidat tona, për projektet në proces, synimet afatmesme e afatgjata për zhvillimin e gjithmbarshëm të komunës.

Më pastaj, vizituam urën në ndërtim në Dobrashec, ndërtimin ujësjellësit në Çikatovë të Vjetër dhe kolektorin e ujërave të zeza në Poklek të Ri.

Po ashtu, me kryetarin Krasniqi kam cekur 11 çështjet e parashtruara më herët në takim me nivelin qendror, me të cilat ballafaqohen qytetarët e komunës tonë, vonesat në zbatimin e projekteve si dhe optimizmi për projektet e reja, për Ferronikelin, kontaktet me kompani për investime, etj.

Qeverisja jonë lokale vazhdon të jetë shembullore në shërbim të të gjithë qytetarëve, me projekte gjithëpërfshirëse dhe me interes për qytetarët. E ritheksova se ne në Drenas punojmë më mirë se sa flasim!

Të ngjashme