Lajme
Ramiz Lladrovci përgëzon Qëndron Kastratin pas vendimit të Kushtetueses: I ka dy të mira!
Demokracia
21:10 | 08 Prill 2022

Share:

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar ish kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastratin, pas vendimit pozitiv të Gjykatës Kushtetuese rreth reformës në arsim të pushtetit lokal.

“Ndonëse nuk kam pasur asnjëherë dilema, megjithatë ky vendim i Gjykatës Kushtetuese pos që ua mbyllë gojën keqbërësve në dy komunat, i rikonfirmon vendimet tona të drejta”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i Lladrovcit:

Urime miku im Qëndron! Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës i dha vulë reformave të ndërmarra nga miku im, Qëndron Kastrati, ish kryetar i komunës së Kamenicës. Me procese të tilla, herët apo vonë do të përballen edhe komunat tjera.

Kur e nisa i pari në Drenas këtë reformë, u ballafaqova me rezistencë nga keqbërës dhe qytetarë që nuk ia deshën e as nuk ia duan të mirën arsimit, as nxënësve e as prindërve, me akte populliste, siç bënë edhe në Kamenicë.

Ndonëse nuk kam pasur asnjëherë dilema, megjithatë ky vendim i Gjykatës Kushtetuese pos që ua mbyllë gojën keqbërësve në dy komunat, i rikonfirmon vendimet tona të drejta!

Të ngjashme