Lajme
Ramiz Lladrovci: Kur filluam me aksionet e para për çlirim nuk e fajësuam botën për padrejtësi e as politikanët
Demokracia
17:07 | 11 Nëntor 2023

Share:

SHKRUAN: Ramiz Lladrovci

Në situatën ku gjendemi, diskutimi i pozitës me opozitën është prioritet.

Pjesëmarrja në institucionet e Republikës së Kosovës, nga dita e parë pas çlirimit, ka krijuar tek unë praktikën e respektimit të autoritetit zyrtar, edhe kur vendimet nuk më kanë pëlqyer.

Angazhimi im në UÇK, TMK, angazhimi im në Kryeministri si shef Kabineti, në Parlament si deputet, në Ministri të Punëve të Jashtme si ambasador dhe në Drenas si kryetar komune, ma imponojnë ta respektoj hierarkinë.

Në pushtetin lokal, demokracia na imponon të diskutojmë dhe votojmë çështjet me peshë, bashkë me opozitën, gjithmonë. Drenasi mund të shërbejë si shembull.

Kam qenë në Bisedimet e Vjenës si anëtar i Grupit të ekspertëve për fushën e Ekonomisë dhe Financave i Ekipit negociator në këto bisedime, edhe si shef Kabineti i Kryeministrit. Këto bisedime e sollën pavarësinë e Kosovës dhe isha i informuar tepër mirë rreth dokumenteve me relevancë strategjike, Transparenca ishte shumë në nivel dhe nuk lejonte hamendësime rreth të ardhmes së shtetit tonë. Sot, draft statuti për komunat me shumicë serbe apo Asociacioni është bërë sa i diskutueshëm, aq i dhimbshëm.

Mandati i Kryeministrit nuk ia lejon askujt ta shndërrojë partinë qeverisëse në parti-shtet. Tashmë, po shkaktohet presedan i rrezikshëm. Të vihen në dijeni me dokumente strategjike vetëm deputetët e një partie, po lëndohet demokracia dhe partia qeverisëse po ikë nga detyrimet dhe mandati, Kryeministri aktual është kryeministër edhe i opozitës.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025