Tenori i famshëm shqiptar, Ramë Lahaj, ka falënderuar të gjithë ata që e ngushëlluan për vdekjen e nënës, duke thënë se i është lehtësuar tej mase dhimbja.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale, ku shihet numër shumë i madh i njerëzve që morën pjesë në koncertin e tij, ai tha se ‘ngushëllimi i miqve qenka prej ma t’rëndësishmëve’.
“Fort të dashtunit e mi,
Në një dhimbje si kjo e nanes, ngushëllimi i miqëve qenka prej ma t’rëndësishmëve. Kam marr pa fund mesazhe mgushllimi. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës. Në varrim edhe pse ishte tej mase nxetë erdhët shumë prej jush. I bekuem me kujdesin që treguat.
Do ta kem t’pa mundun të ju pergjigjem gjithsejcilit prej jush, por këtu po ju them, që ma keni lehtësu tej mase dhimbjen.
Gëzofshi veç të mira ju e ma t’dashtunit tuaj”, ka shkruar Lahaj.
Tenori humbi nënën dy orë para koncertit, por pavarësisht kësaj ai arriti të mbajë të paktën një pjesë të programit për të gjithë adhuruesit e tij.